10 qershor, 2021 – Presidenti Agim Ademi ka vizituar stadiumin e KEK-ut dhe Prishtinës. Ai në prani të ekspertëve të fushave me bari natyral, e ka parë nga afër testimin e barit nëpër këto stadiume. Qëllimi i FFK-së është që secili stadium ta ketë në gjendje optimale fushën e gjelbër, në mënyrë që futbollistëve t’u krijohen mundësitë për të treguar tërë potencialin dhe kreativitetin e tyre gjatë kampionatit.