Presidenti Agim Ademi sot gjatë punimeve të Asamblesë së FSHF-së është takuar me ish-përzgjedhësin e Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi dhe përzgjedhësin aktual të kuqezinjve, Edoardo Reya. Gjatë këtij takimi presidenti Ademi i ka njoftuar dy miqtë e tij për zgjedhjen e përzgjedhësit të ri të Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse. Ata vlerësuan ecurinë e Kombëtares dardane dhe mbështetjen që presidenti Ademi i jep ekipit kombëtar, teksa përgëzuan kreun e FFK-së për zgjedhjen e trajnerit francez dhe uruan që Kosova të ketë rezultate pozitive në edicionin e ri të Ligës së Kombeve nën drejtimin e Giresse. Po ashtu, dy trajnerët italianë i uruan presidentit Ademi suksese edhe në procesin e ardhshëm zgjedhor të FFK-së.