DSC_0055

Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet dhe opinionin se stinori pranveror në Raiffeisen Superligë do të fillojë më 27 shkurt. Ndërkohë, një javë më vonë, më 5 mars, do të fillojnë garat në Ligën e Parë. Po ashtu është caktuar që afati kalimtar i dimrit për futbollistë të fillojë më 24 janar dhe të zgjasë deri më 22 shkurt.