28 shtator, 2017 – Kombëtarja e Kosovës do të nisë më 2 tetor grumbullimin  për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2018, kundër Ukrainës dhe Islandës, që zhvillohen më 6, përkatësisht 9 tetor. Më 2 tetor futbollistët e kombëtares do të akomodohen në hotel “Emerald”, derisa më pas më 3 dhe 4 tetor do t’i zhvillojnë dy seanca stërvitore në stadiumin “Adem Jashari”, për të udhëtuar më pas në Shkodër, ku më 6 tetor do të luhet ndeshja kundër Ukrainës.
 
E martë, 3 tetor
11:00               Konferencë për media e përzgjedhësit, Albert Bunjaku (në selinë e FFK-së)

15:30 – 17:00   Stërvitja në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë
17:00 – 17:15   Koha për intervista për mediat

E mërkurë, 4 tetor
10:30 – 12:00   Stërvitja në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë
11:45 – 12:00   Koha për intervista për media

 
E enjte, 5 tetor
17:00               Konferencë për media (Përzgjedhësi Bunjaku me dy futbollistë)
17:30-18:30     Stërvitja në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër

E premte, 6 tetor
20:45               Ndeshja Kosova – Ukraina – stadiumi “Loro Boriçi”
22:45               Konferencë për media pas ndeshjes

E shtunë, 7 tetor
11:00               Stërvitje – rigjenerim në Shkodër

 
E diel, 8 tetor
18:45               Konferencë për media (përzgjedhësi Bunjaku dhe dy futbollistë)
19:15 – 20:15   Stërvitje në stadiumin ku do të luhet ndeshja Islandë – Kosovë

E hënë, 9 tetor
18:45               Islanda – Kosova
20:45               Konferencë për media pas ndeshjes
23:00               Nisja për Prishtinë