17 mars, 2019 – Grumbullimi i futbollistëve të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kundër Danimarkës dhe Bullgarisë, do të nisë të hënën në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë do të mbahet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 17:00. Paraprakisht, përzgjedhësi Bernard Challandes, nesër në orën 11:00, do të paraqitet para mediave në konferencën e parë para këtyre dy ndeshjeve.
Më poshtë është agjenda e aktiviteteve të Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Danimarkës për miqësoren e 21 marsit.
18 mars
11:00 – Konferencë për media e përzgjedhësit Bernard Challandes, Hotel ‘Emerald’
19 mars
17:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës, Stadiumi “Fadil Vokrri”
20 mars
16:00 – Konferencë për media e përzgjedhësit Bernard Challandes, Stadiumi “Fadil Vokrri”
16:30 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës, Stadiumi “Fadil Vokrri” (15 minutat e para të hapura për media)
17:00 – Konferencë për media, e përzgjedhësit të Danimarkës, Age Hareide, Stadiumi “Fadil Vokrri”
18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Danimarkës, Stadiumi “Fadil Vokrri”, (15 minutat e para të hapura për media)
21 mars
19:00 – Miqësorja Kosovë – Danimarkë