Të gjitha mediumet dhe gazetarët që dëshirojnë të ndjekin ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” Finlanda-Kosova, e cila do të zhvillohet më 5 shtator në Finlandë, duhet të dërgojnë të dhënat e tyre në FFK dhe më pastaj, listën e gazetarëve FFK-ja do ta dërgojë në Federatën e Futbollit të Finlandës në mënyrë që të bëhet akreditimi i secilit.
Nga një medium lejohet vetëm një gazetar dhe një fotograf.
Kamerat nuk lejohen në incizimin e ndeshjes. Kamerat mund të përdorën vetëm në konferencë për shtyp dhe në seancat stërvitore sipas rregullave të FFK-së.
Të dhënat me kërkesa duhet të dërgohen në FFK deri më 15 gusht, në mënyrë që me kohë t’i dërgohen FF të Finlandës.
Të dhënat mund t’i dërgoni edhe në email: info@ffk-kosova.com