Të nderuar përfaqësues të mediave,
Federata e Futbollit e Kosovës ju njofton se procesi i akreditimit për ndeshjen Kosovë – Turqi, e cila do të luhet më 11 qershor 2017, në ora 20:45, në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, do të mbyllet sot.
Ftohen mediat që nuk e kanë bërë ende aplikimin ta shkarkojnë formularin e mëposhtëm dhe ta plotësojnë:
Formulari
Për shkak të interesimit të madh të mediave, numri i të akredituarve për media është kufizuar në 2 persona për media.
Afati për aplikim përfundon sonte në orën 24:00 (31 maj 2017).
Aplikimet e dërguara pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni më 5 qershor.
 
Sinqerisht,
Federata e Futbollit e Kosovës