4 korrik, 2017 – Njoftohen të gjitha klubet, shkollat e futbollit dhe Lidhjet Rajonale se platforma “FIFA Connect” tashmë është në funksion.
Linku i platformës është https://ffk-connect.ma.services/
Në këtë platformë duhet regjistruar së pari çdo administrator i organizatës suaj (klub, shkollë e futbollit private, Lidhje Rajonale). Më pas duhet të aplikojë për rol, dhe pastaj Administratori i sistemit në FFK do ta pranojë rolin.
Pasi të aplikoni për rol, duhet të na dërgoni një autorizim se ju jeni administrator në klubin e juaj. Emaili dërgohet në ffkconnect@ffk-kosova.com.
Pasi ju aprovohet qasja si administrator i klubit, ju keni drejtë të aprovoni qasjet e tjera brenda klubit tuaj.
Për çdo paqartësi, ju lutemi na kontaktoni në emailin ffkconnect@ffk-kosova.com ose në numrin 038600225.