23 maj, 2021 – Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka shënuar gol në ndeshjen e fundit të kampionatit në Serie A, por goli i tij nuk i ka mjaftuar Napolit për t’iu gëzuar fitores në duel me Hellas Verona. Rrahmani e kaloi në epërsi Napolin në minutën e 60-të dhe goli i tij mund të kishte vlerën e kualifikimit në Champions League për edicionin e ri, por pak minuta më pas festën e dardanit tonë dhe ekipit të tij e prishi Davide Faroni, i cili barazoi shifrat në 1:1. Ky rezultat bëri që Napoli të mbetet jashtë Championsit në edicionin e ardhshëm.