20 shtator, 2021 – Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka realizuar gol për skuadrën e tij, Napoli, në ndeshjen kundër Udinezes. Kjo ndeshje i takoi javës së 4-t në Serie A, derisa skuadra e Rrahmanit fitoi me shifrat 4:0. Dardani ynë realizoi golin e dytë të kësaj ndeshje në minutën e 35-të, me gjuajtje me kokë. Pas kësaj jave Napoli kryeson renditjen në kampionatin italian me 12 pikë.