Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur marrëveshje për aranzhimin e një ndeshjeje miqësore ndërkombëtare për Përfaqësuesen “A” të Kosovës. Ndeshja ndërmjet Përfaqësueses “A” të Kosovës dhe asaj të Guinesë Ekuatoriale do të zhvillohet më 10 tetor (e shtunë) në stadiumin e qytetit në Prishtinë në orën 15.00.