Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë(DFB) sot ka arritur në Kosovë delegacioni nga Gjermania me përzgjedhjet e dy grup-moshave U-18 dhe U-20 të Landit Sachsen, për të zhvilluar dy ndeshje me moshatarët përfaqësues të tyre nga Kosova, të cilët janë vendosur në hotel “Emerald”. Përfaqësuesja e Sachsenit U-18 nesër në oreën 10.00 do të zhvillojë një stërvitje në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ndërsa ndeshjen me përfaqësuesen e Kosovës U-18 do ta zhvillojë po në këtë stadium në orën 17.00. Të mërkurën në orën 10.00 delegacioni gjerman do ta vizitojë shkollën e futbollit të KF” Flamurtari” dhe më pastaj do të jenë shkojnë në qytetin e Pejës. Ndërkaq të enjtën më 11 qershor Përfaqësueseja e Kosovës U-20 me atë te Sachsenit do të zhvillojë ndeshjen në stadiumin e Lirisë në Prizren në orën 17.00.