11 shtator, 2022 – Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani, ka shëlqyer në fitoren që skuadra e tij Hapoel Beer Sheva e ka arritur ndaj Hapoel Tel Avivit, me rezultat 3:2, në kampionatin izraelit. Selmani ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij, derisa ka asistuar tek goli i tretë, në ndeshjen e javës së katërt. Ai luajti titullar në këtë ndeshje, pasi në dy të kaluarat kishte qëndruar në bankën rezervë. Për Selmanin ky është goli i dytë në fanellën e skuadrës izraelite, pasi golin e parë e kishte realizuar muajin e kaluar kundër Luganos, në ndeshjen e UEFA Conference League.