29 gusht, 2021 – Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani ka treguar formë të mirë në prag të grumbullimit me Dardanët për ndeshjet e shtatorit. Selmani ka shënuar golin e fitores në ndeshjen që skuadra e tij Hammarby realizoi ndaj Malmos, me rezultat 2:1. Futbollisti dardan u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të, derisa golin e gjeti në minutën e 68-të. Për Selmanin ky ishte goli i katërt në këtë edicion të kampionatit suedez, derisa ka realizuar edhe pesë asistime.