12 qershor, 2020 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 24-t në Ipko Superligë. Ballkani ka regjistruar barazimin e dytë pas rikthimit të kampionatit pas ndërprerjes prej gati tre muajsh si shkak i pandemisë. Kësaj radhe skuadra nga Suhareka nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në duel me Flamurtarin, në kryeqytet, në ndeshjen që është mbyllur pa gola. Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi për Ballkanin që nuk arriti ta gjejë rrugën e golit, pasi javën e kaluar barazoi në shtëpi kundër Drenicës, derisa më herët ka barazuar edhe me Feronikelin për kupë. Në ndeshjen tjetër, Feronikeli shënoi fitore në Klinë në duel me Dukagjinin, me rezultat, 2:0. Golat për skuadrën nga Drenasi i shënuan Mevlan Zeka e Da Silva.