7 mars, 2024 – Tashmë dihen katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll. Pas Prishtinës dhe Dritës, biletën për në këtë fazë të garave e kanë siguruar edhe Ballkani dhe Suhareka. Kampioni në fuqi i Superligës, Ballkani ka shënuar fitore bindëse ndaj Malishevës, me rezultat 3:0. Golat për portokallezinjtë i shënuan Mamadou Danfas, në minutën e 25-të, Dren Kryeziu (autogol) në minutën e 44-t dhe Nazmi Gripshi, në minutën e 50-të. Ndërkaq, Suhareka triumfoi përballë Vjosës, me rezultat të ngushtë 1:0. Golin e vetëm e realizoi Mevlan Zeka, në minutën e 81-të. Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.