30 mars, 2024 – Prishtina ka arkëtuar një pikë në derbin e javës kundër kampionit në fuqi, Ballkanit. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan është mbyllur pa fitues dhe pa gola (0:0). Ky barazim i Ballkanit i jep mundësinë Llapit që me fitore eventuale ndaj Lirisë në ndeshjen e së dielës të marrë pozitën e parë. Pa fitues ka përfunduar edhe ndeshja në stadiumin “Liman Gegaj” ndërmjet Malishevës dhe Dritës. Por, në këtë takim të dyja ekipet realizuan nga një gol (1:1). Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Ensar Huruglicës, në minutën e 10-të, por baraspeshën në rezultat për Malishevën e riktheu Altin Aliu, në minutën e 23-të, me një supergol.