3 nëntor, 2022 – Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në UEFA Conference League. Në duelin e xhiros së gjashtë të Grupit G, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u mposht si mysafire ndaj Clujit, me rezultat 1:0. Golin i vetëm në këtë ndeshje u realizua në minutën e 17-të, kur Bismark Adjei-Boateng shënoi nga afërsia pas një dëbimi të gabuar të topit nga mbrojtja e Ballkanit. Kësisoj, portokallezinjtë e Suharekës e mbyllën prezantimin në garat evropiane me një fitore, një barazim e katër humbje në fazën e grupeve të kësaj gare, por me paraqitje dinjitoze në debutimin e tyre në garat evropiane.