11 dhjetor, 2022 – Me ndeshjen e mbetur të javës së 14-të në AlbiMall Superligë, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës është përmbyllur sezoni vjeshtor i garave të edicionit 2022/23. Kampioni në fuqi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në duel me Prishtinën. Ndeshja e zhvilluar në Suharekë është mbyllur me shifrat 1:1. Portokallezinjtë kaluan në epërsi me supergolin e Edvin Kuç, në minutën e 12-të, i cili realizoi me një gjuajtje të furishme nga distanca. Megjithatë, në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Ismet Munishit rriti presionin ndaj skuadrës vendase, sidomos pas përjashtimit të Albion Rrahmanit, në minutën e 60-të dhe në frymën e fundit të ndeshjes barazoi rezultatin me golin e Kreshnik Ukës. Ishte minuta e 96-të, kur Uka realizoi nga penalltia, e cila u akordua pas ndërhyrjes së VAR-it. Ky barazim ia pamundësoi Ballkanit të ngjitet në pozitën e parë, pasi e mbylli stinorin me pikë të njëjta me Dritën (38), por kjo e fundit ka goldallim më të mirë, ndërsa Prishtina zë vendin e tretë, me 27 pikë.