19 shtator, 2022 – Kampioni në fuqi, Ballkani ka shënuar fitore në si mysafir në duel me Ferizajn, me rezultat 3:0. Kjo ndeshje e ka përmbyllur javën e 8-të në AlbiMall Superligë. Albion Rrahmani zhbllokoi shifrat e takimit në minutën e 43-të. Ai shënoi nga afërsia pas topit të devijuar nga tërthorësja, të cilën e qëlloi Lumbardh Dellova nga gjuajtja e lirë. Ndërkaq, fitoren e portokallezinjve të Suharekës e konfirmuan në pjesën e dytë Leotrim Bekteshi dhe Meriton Korenica, me golat e shënuar në minutat 68-të dhe 78-të. Pas kësaj fitoreje Ballkani renditet në pozitën e tretë me 12 pikë, derisa Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit me 7 pikë.