20 tetor, 2023 – Ballkani ka vazhduar me formë të mirë edhe pas pushimit dyjavor, teksa të premten në kuadër të javës së 10-të në Albi Mall Superligë e ka mundur Lirinë, me rezultat bindës 4:1. Pjesa e parë foli në të mirë të prizrenasve, të cilët shkuan ë pushim në epërsi me golin e shënuar nga Melos Zenunaj, në minutën e 15-të. Megjithatë, skuadra e Ilir Dajës përmbysi gjithçka në pjesën e dytë. Shifrat i barazoi Albin Berisha, në minutën e 46-të. Lumbardh Dellova në shënoi për 2:1, në minutën e 51-të, me një gol të shkëlqyeshëm, ndërsa më pas me dy gola kontribuoi Almir Kryeziu (57′, 79′). Ballkani kryeson renditjen, pasi në nëntë ndeshje të zhvilluara (e ka një ndeshje më pak të zhvilluar) ka arkëtuar 23 pikë, derisa Liria mbetet në kuotën e 6 pikëve.