3 prill, 2024 – Janë zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Fituesja e edicionit të kaluar, Prishtina ka barazuar pa gola me Dritën (0:0), në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Të dyja skuadrat patën disa mundësi për të shënuar, por nuk e gjetën rrugën e golit. Bardhekaltrit e kryeqytetit në minutën e 22-të arritën ta dërgojnë topin në rrjetën kundërshtare, por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli rezultoi i parregullt për shkak të prekjes topit me dorë.

Në ndeshjen tjetër, Ballkani shënoi fitore në përballje me rivalin lokal, Suharekën, me rezultat 1:0. Ballkani pati shumë raste shënimi, por golin e gjeti vetëm në minutën e 90-të përmes Marsel Ismajlgecit. Ndeshjet e kthimit gjysmëfinale do të zhvillohen më 17 prill.