21 shtator, 2023 – Skuadra e Ballkanit ka treguar një tjetër paraqitje dinjitoze në Evropë, por i ka munguar fati për të nxjerrë rezultat pozitiv nga udhëtimi në Çeki. Kampioni ynë pësoi humbje me rezultat të ngushtë ndaj Viktoria Plezen, 1:0, në ndeshjen e parë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, që u zhvillua në “Doosan Arena”. Fituesi i kësaj ndeshje u përcaktua në minutën e 73-të, kur gjuajtja qendrore e Lukas Kalvach u devijua nga Lumbardh Dellova dhe përfundoi në rrjetën e portës së Enea Koliçit. Pas këtij goli skuadra e Ilir Dajës u përqendrua në sulm dhe krijoi disa mundësi shënimi, por Gripshi dhe Zyba nuk ishin përpak të saktë. Ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit C e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” më 5 tetor kundër skuadrës së njohur kroate, Dinamo Zagreb, e cila sonte fitoi me rezultat bindës ndaj Astanas.