17 gusht, 2023 – Kampioni i Kosovës, FC Ballkani e ka kaluar me sukses edhe rrethin e tretë në Ligën e Konferencës, pasi ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps. Pas fitores 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” një javë më parë, skuadra e Ilir Dajës konfirmoi kalimin në fazën e “play-off”-it me fitore si mysafire me shifrat 3:1. Golat për Ballkanin i shënuan Meriton Korenica (48’), Edvin Kuç (64’) dhe Qëndrim Zyba (90’+), derisa golin e vetëm për vendasit e realizoi Juampe Rico (66’). Në “play-off” kampioni i Kosovës me gjasa të mëdha do të përballet me humbësin skuadrën bjelloruse, BATE Borisov, e cila në ndeshjen e parë të rrethit të tretë në Ligën e Evropës ka humbur 5:1 nga Sheriff Tiraspol.