4 maj, 2024 – Skuadra kampione në fuqi, FC Ballkani ka shënuar fitore bindëse ndaj Dukagjinit, në kuadër të javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, me rezultat 3:0. Pas kësaj fitoreje, portokallezinjtë kanë ruajtur epërsinë prej dy pikësh ndaj Llapit. Golat për skuadrën e Ilir Dajës i shënuan Lindon Emërllahut (7’), Edvin Kuc (24’) dhe Nazmi Gripshi (90+6′). Fitore realizuan edhe Llapi e Drita, duke e vazhduar kësisoj garën për titull.

Llapjanët fituan në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndaj Feronikelit ’74, me rezultat 3:2. Muhamet Hyseni shënoi sërish dy gola (22’, 51’), teksa me një gol kontribuoi Ahmed Januzi (32’). Për mysafirët nga Drenasi realizuan Ruben Tarasco (14’) dhe Jakup Berisha (44’). Ndërkaq, Drita shënoi fitore në duel me Fushë Kosovën, me shifrat 3:1. Dy gola i realizoi Blend Baftiu (6’, 53’) dhe një gol Besnik Krasniqi (77’). Për skuadrën mysafire golin e vetëm e realizoi Dorent Hajdari (74’).

Pikët e plota i arkëtoi edhe Prishtinq, që fitoi në udhëtim ndaj Lirisë (1:0), me golin e shënuar nga Albin Krasniqi (86’).
Ndërkohë, ndeshja ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit nuk ka prodhuar fitues e as gola.