30 nëntor, 2022 – Skuadra kampione në fuqi, Ballkani nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në duel me Trepçën’89, në ndeshjen e mbetur e xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Ky takim i zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, u mbyll me rezultat 1:1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Abdulah Oyekanmi, pas asistimit nga Christian Mba, në minutën e 74-t. Ndërkaq, kampionët nga humbja i shpëtoi Ermal Krasniqi, me golin e shënuar në minutat shtesë të ndeshjes.

Pas këtij barazimi Ballkani mbetet në pozitën e dytë, me 34 pikë, por me dy ndeshje tjera të mbetura. Ndërkaq, Trepça’89 tani ka 19 pikë në pozitën e parafundit në tabelë, por gjithashtu ka një ndeshje të mbetur.