1 nëntor, 2023 – Kampioni në fuqi, Ballkani ka shënuar fitore në derbin e javës së 12-të në Albi Mall Superligë. Portokallezinjtë kanë shënuar fitore para tifozëve të vet ndaj Dritës, me rezultat 1:0, duke e përforcuar kësisoj pozitën e parë në renditje, me 29 pikë. Golin e fitores për skuadrën e Ilir Dajës e shënoi Lumbardh Dellova, në minutën e 36-të.
Fitore me rezultat minimal ka arritur edhe Malisheva ndaj Prishtinës, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj”. Golin e tri pikëve të rëndësishme për Malishevën e shënoi Ilir Mustafa nga penalltia në minutën 85-të. Tri pikë i ka fituar edhe Gjilani, që para tifozëve të vet e ka mposhtur Feronikelin ’74, me rezultat 2:1. Redon Ismaili (44’) dhe Nasko Milev (63’) shënuan nga një gol për skuadrën e Gentjan Mezanit, derisa golin e vetëm për skuadrën nga Drenasi e shënoi Alban Shillova (88’).