10 mars, 2024 – Ballkani vazhdon të mbetet në krye të tabelës në Albi Mall Superligë edhe pas javës së 24-t. Vetëm 24 orë pasi Llapi rrëmbeu përkohësisht pozitën e liderit, skuadra portokallezi nga Suhareka realizoi një fitore të sigurtsi vendase ndaj Malishevës, me rezultatin 2:0, e cila ia mundëson qëndrimin në pozitën e parë edhe pas kësaj jave, me një pikë më shumë se skuadra llapjane. Golat u shënuan nga Nazmi Gripshi dhe Mamadou Danfa në pjesën e dytë. Këtë ndeshje nga afër e ndoqi edhe përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ’74 triumfoi në udhëtim ndaj Lirisë, po ashtu me rezultat 2:0. Golat e fitores së parë të skuadrës së drejtuar nga Shefki Kuqi u shënuan nga Robert Rrahmani dhe Ibrahim Cervadiku në pjesën e dytë. Ky rezultat i jep vlerë Feronikelit 74 për paraqitjen e mirë në fushë gjatë këtij stinori, ndërsa Liria vazhdon të mbetet në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë të grumbulluara.