16 shtator, 2020 – Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 6-të në Superligë. Skuadra e Ballkanit e ka realizuar fitoren e pestë në këtë edicion, duke e mposhtur Arbërinë në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, me rezultat 4:2. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Sunaj Hasan, në minutën e 35-të. Shifrat u barazuan në minutën e 54-t, kur realizoi Mirlind Daku. Por, 10 minuta më vonë Arbëria e riktheu epërsinë me golin e Almir Kryeziut. Megjithatë, më pas ishin mysafirët nga Suhareka që u treguan më efikas, duke realizuar tre herë nëpërmjet Armend Thaçit (72’), Mirlind Dakut (83’-pen) dhe Ermal Krasniqit (90’+5’), për të arkëtuar kësisoj tri pikë të reja.