9 korrik, 2024 – Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka arritur një fitore të rëndësishme ndonëse të vështirë në Andorrë, duke mposhtur Santa Coloman, me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ballkani, i cili ka pësuar ndryshime të mëdha në përbërje nga edicioni i kaluar pati një lojë të hapur e me shumë raste shënimi. Megjithatë, të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e El Ghzaoui Darir, gjuajtja e të cilit u devijua. Ballkani arriti të rikthej baraspeshën në minutën e 42-të, kur Lindon Emërllahu shënoi nga penalltia, teksa golin e fitores e gjeti në minutën e 90-të përmes Bernard Karricës. Pas kësaj fitoreje Ballkani ka gjasa të mëdha që për herë të parë të sigurojë kalimin në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në Podujevë, duke filluar nga ora 16:30.