24 nëntor, 2023 – Ballkani ka vazhduar serinë e fitoreve, pasi në ndeshjen hapëse të javës së 15-të në Albi Mall Superligë e ka mposhtur Malishevën në stadiumin “Liman Gegaj”, me rezultat 2:0. Për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja kjo ishte fitorja e pestë radhazi. Të dy golat portokallezinjtë e Suharekës i shënuan në pjesën e parë. Fillimisht Nazmi Gripshi realizoi në minutën e 30-të, derisa 12 minuta më vonë Albin Berisha shënoi golin e dytë dhe njëherësh e vulosi rezultatin e kësaj ndeshjeje. Pas kësaj fitoreje Ballkani përforcon opozitën e parë me 35 pikë, derisa Malisheva mbetet në kuotën e 20 pikëve.