3 dhjetor, 2016 – Sot janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të katërt në Digitalb Kupën e Kosovës në futboll. Kualifikimin në 1/8 e finales, aty ku do të përfshihen edhe skuadrat e Vala Superligës, e kanë siguruar Flamurtari, Bashkimi, KEK-u dhe Vëllaznimi. Befasia e këtij rrethi ishte skuadra e Bashkimit të Koretinit, e cila bën gara në Ligën e Dytë, që ka arritur ta mposht 2 Korrikun, për të kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Digitalb Kupën e Kosovës. Njëherësh Bashkimi (K) do të jetë përfaqësuesi i vetëm nga Liga e Dytë në këtë rreth të garave.
Digitalb Kupa e Kosovës – rrethi i katërt
E shtunë, 03.12.2016
Flamurtari – Vllaznia (P) 3-1
Bashkimi (K) – 2 Korriku 3-1
KEK-u – Dukagjini (K) 3-1
Vëllaznimi – Arbëria (D) 2-1