bekerPërzgjedhësi i Guinesë Ekuatoriale, Esteban Beker, e ka vlerësuar lojën e mirë të Përfaqësueses së Kosovës, duke theksuar se Kosova ka të ardhme të ndritur. “Fillimisht uroj Kosovën për këtë fitore, pasi është një vend që e ka shpallur pavarësinë së fundmi. Posaqërisht falënderoj presidentin e federatës tuaj, z. Fadil Vokrri, i cili është një njeri shumë i veçantë.  Gjithashtu dëshiroj ta uroj gjithë popullin e Kosovës, pasi ka një skuadër shumë të mirë në futboll, si dhe trajnerin Albert Bunjaki dhe lojtarët. Po ashtu falënderoj qytetin këtu që na ka pritur shumë mirë. Muajin janar ne kemi arritur deri në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, po ashtu edhe Islanda e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe mendoj se edhe Kosova nëse vazhdon të punoj siç ka bërë deri më tash dhe siç bëri sot, sigurisht se ka një të ardhme shumë të mirë. A e kemi arritur në gjysmëfinale me këta lojtarë? Në këtë miqësore gjashtë lojtarë të rëndësishëm të ekipit nuk kanë ardhur, pork jo nuk do të thotë se ekipi i Kosovës nuk e ka merituar fitoren. Kosova bëri lojë të mirë dhe fitoi me meritë”, ka theksuar përzgjedhësi i Guinesë Ekuatoriale, argjentinasi Esteban Beker.