Sot më 29 janar, gjyqtari dhe instruktori shqiptar tashmë i mirënjohur Bekim Zogaj që jeton dhe vepron në Zvicër, ka vizituar FFK-në, ku është pritur nga kryetari i Komsionit te Gjyqtarëve të futbollit të Kosovës z. Përparim Hasani. Mikpritësi Hasani e njohu z. Zogaj për punën që po bën Kosmisioni për gjyqtarë si dhe për përgatitjet që po bëjnë gjyqtarët e futbollit të Kosovës për stinorin pranveror si dhe për nevojën e ngritjes profesionale të gjyqtarëve. Ndërkaq, z. Bekim Zogaj, i cili për kolegët e tij në Kosovë solli pajisje sportive, shprehu gatishëmirinë që t’i ndihmojë Komisionin si dhe gjyqtarët në të gjitha format e mundshme, jo vetëm me pajisje por edhe me organizimin e këshillimeve të ndryshme që do të ndihmonte në ngritjen profesionale të gjyqtarëve gjithmonë në rrethanat dhe ndryshimet e reja. Po ashtu të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që në muajn prill të organizohet një këshillim për gjyqtarë dhe kontrollorë dhe vëzhgues. Kryetari i Komsionit të Gjyqtarëve z. Përparim Hasani ka falënderuar z. Zogaj për ndihmën dhe mbështetjen që po jep për gjyqtarët e futbollit të Kosovës. Duhet theksuar se kjo nuk është hera e parë që z. Zogaj po i ndihmon kolegët e tij në Kosovë.