prishti-dritaSot janë zhvilluar katër ndeshjet e fundit në javën e 21-të në Raiffeisen Superligë. Në dy ndeshje fitoreve iu gëzuan skuadrat mysafire, një ndeshje përfundoi baras, derisa në një tjetër fituan vendasit. Besa ka shënuar fitore në kryeqytet në përballje me Hajvalinë, me rezultat 3:1, me golat e shënuar nga Dukagjin Gashi, Mark Milicaj dhe auto-golit të Semir Zenelit. Ndërkaq, golin e vetëm për ekipin e Ismet Munishit e ka shënuar Fillim Guraziu. Fitore si mysafire shënoi edhe Kosova (V) që e mposhti Ferizajn, me golin e Milot Rashicës. Në anën tjetër, Prishtina nuk ka arritur më shumë se një pikë në duel me Dritën, në Gjilan, duke barazuar me shifrat 1:1. Të parët shënuan prishtinasit me golin e Durim Gashit, por pak para përfundimit të ndeshjes gjilanasit barazuan nëpërmjet Ismet Ramushit. E fitoren e vetme si vendase gjatë ditës së sotme e realizoi Istogu, që e mposhti Trepçën’89, me rezultat 1:0, me golin e Granit Arifajt.
 
Raiffeisen SUPERLIGA  java 21-te:
E shtunë:
Trepca – Vellaznimi         1:2
Drenica – Feronikeli         0:0

E diel:

Drita – Prishtina                1 : 1
Istogu – Trepca 89            1 : 0
Ferizaj – Kosova (V)          0 : 1
Hajvalia – Besa                  1 : 3
 
Liga e parë java e 19-te:
E shtune:
Gjilani – Rahoveci             3 : 0
KEK-u – Llapi                       1 : 2
Ulpiana – Deçani             4 : 1
2-Korriku – Liria                  1 : 2
R-Sadiku – F-Kosova        0 : 0
Flamurtari – Ballkani        2 : 0
 
E diel:
Vllaznia (P)-Kosova (P)       0 : 1
 

Liga e Dytë – Java 14-te,

Grupi A
E diel:
Vicianumi – Leshani        2 : 1
Behari – Besa                     7 : 0
Lutetari – Opoja               6 : 1
Minatori – Lugu Baranit       (nuk eshte zhvilluar)
Iliria dhe Rilindja e Kosoves pushojne,
 
Grupi B
E shtune:
Kamenica – Kastrioti          (nuk eshte zhvilluar)
E diel:
Bashkimi – Kaolini            5 : 2
18 Korriku – Ardhmeria                 2 : 0
Vjosa – Galaksia               2 : 1
Beselidhja – Rinia  (shtyhet)
Tefik Canga – Vitia  (shtyhet per shkak te kushteve atmosferike)
 
JUNIORET Superliga java e 18-te,
E shtune:
Drita –Vellaznimi              2 : 0
Besa  – Kosova                   2 : 1
Trepca 89 – Drenica         6 : 1
 
E diel:
Feronikeli – Bardhi          3 : 2
Ramiz Sadiku  – Rilindja   8 : 2
 
E hene:
Llapi – 2 Korriku
Ferizaj – Flamurtari
Prishtina punon,
 
JUNIORET Liga e pare java e 8-te,
E diel:
Gjakova – Hajvalia           0 : 2
Fushe Kosova – Istogu   2 : 2
 
E hene:
Trepca – Liria