Foto: Express
Foto: Express

Ndeshja e fundit e javës së 25-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Besës dhe Ferizajt, e zhvilluar në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë, ka përfunduar 3:0 në dobi të skuadrës pejane.
Golat për ekipin e drejtuar nga Arbnor Morina u realizuan nga Qëndrim Dautaj dhe Fetim Kasapi, ky i fundit shënoi dy herë. Besa më këtë fitore rikthehet në pozitën e dytë më 44 pikë, kurse Ferizaj mbetet në vendin e 11-të me 18 sosh.