Skuadra e Besës ka shënuar fitore në derbin e javës së 14-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Trepçën’89, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, me rezultat 1:0. Besa e shënoi golin e fitores në minutën e 58-të, kur Kastriot Rexha shënoi nga brendësia e zonës me një gjuajtje të shkëlqyeshme. Besa pati mundësi të kalojë në epërsi qysh në minutën e 10-të, por kapiteni i Besës, Fetim Kasapi, nuk arriti ta realizojë penalltinë në minutën e 10-të, pasi paraprakisht Shpëtim Idrizi luajti me dorë brenda zonës, me çka u përjashtua me karton të kuq. Fitore para tifozëve të vet shënuan edhe Llapi e Istogu. Llapi e mposhti Prishtinën, me rezultat 2:0. Llapi kaloi në epërsi qysh në minutën e 6-të, me golin e Visar Zogianit, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Enis Zabërgja, në minutën e 68-të. Me të njëjtin rezultat fitores iu gëzua edhe Istogu në duel me Dritën, në stadiumin “Demush Mavraj”. Të dy golat vendasit i shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Fatlum Gashi shënoi në minutën e 61-të, pas një devijimi të mbrojtjes mysafire, kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Arbër Hoxha, në minutën e 80-të.
Raiffeisen Superliga: Java e 14-të
E shtunë 07.11.2015
Gjilani – Drenica 1-0
Hajvalia – Vushtrria 0-0
.
E diel 08.11.2015
Besa – Trepça-89 1-0
Istogu – Drita 2-0
Llapi – Prishtina 2-0
.
E hënë 09.11.2015 – ora 13.00
Feronikeli -Liria (SSK)
.
.
Liga e Parë: Java e 13-të
E shtunë 07.11.2015
Vitia – Vëllaznimi 1-0
Kosova (P) – Vllaznia (P) 0-0
.
E diel 08.11.2015
Rahoveci – Trepça 0-2
Flamurtari – Fushë Kosova 1-0
Dukagjini – 2 Korriku 2-1
Luftëtari – KEK-u 0-3
Ferizaj – Ramiz Sadiku 5-0
Behari – Ballkani 1-0
Liga e 2-të – Grupi A: Java e 10-të:
E shtunë 07.11.2015
Lugu i Baranit – Minatori 3-2
.
E diel 08.11.2015
Dushkaja – Leshani 1-2
Besa – Ratkoci 3-4
.
E hënë 09.11.2015
Deçani – Opoja
Iliria dhe Rilndja e Kosovës pushuan
.
Liga e 2-të – Grupi B: Java e 10-të
E shtunë 07.11.2015
Ulpiana – Beslidhja 2-0
.
E diel 08.11.2015
Bashkimi (K) – Kastrioti 11-2
Kaolini – Lepenci 0-1
Bashkimi (Gj) – Galaksia 2-1
Vjosa – Tefik Çanga 3-2
18 Korriku dhe Rinia pushuan
.
Superliga Juniorët: Java 11-të
E shtunë
Besa – 2 Korriku 1-2
Liria – Istogu 2-0
Vushtrria – Prishtina 1-0
.
E diel 08.11.2015
Drita – Ramiz Sadiku 2-1
Drenica – Vellaznimi 1-0
Feronikeli – Hajvalia nuk u zhvillua
.
E hënë 09.11.2015
Llapi – Rilindja
Flamurtari – Trepça ’89
.
Liga e 1-rë Juniorët: Java e 7-të
E shtunë 07.11.2015
Ballkani – Trepça 1-4
.
E diel 08.11.2015
Gjakova – Ferizaj 3-1
Ereniku Gjilani nuk u zhvillua
.
E hënë 09.11.2015
Fushë Kosova – KEK-u
.
Raiffeisenliga Femrat Java e 9-të
E shtunë 07.11.2015
13 Qershori – Kosova (P) 3-1
E diel 08.11.2015
Intelektualet – Ulpiana 7-0
E hënë 09.11.2015
Llapi – Hajvalia