27 gusht, 2017 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së dytë në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra e Besës ka shënuar fitore para tifozëve të vet, duke e mposhtur Dritën, me rezultat 2:0. Për pejanët kjo ishte fitorja e parë në këtë edicion, pasi në javën e parë kishin pësuar humbje nga skuadra tjetër gjilanase, Gjilani. Besa kaloi në epërsi në minutën e 14-të, me golin e Altin Merlakut, i cili shfrytëzoi një gabim të kapitenit të gjilanasve, Ardian Limani. Ndërkohë, epërsinë në 2:0 e shtoi zëvendësuesi, Liridon Balaj, në minutën e 56-të. Në ndeshjen tjetër, Gjilani dhe Feronikeli e mbyllën ndeshjen baras, 1:1. Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 21-të, kur Lulzim Doshlaku shënoi autogol pas harkimit të Armend Thaçit, por Feronikeli arriti të gjejë golin e barazimit qysh në minutën e parë të pjesës së dytë, kur shënoi Mark Milicaj.