fero_1471708841-2452231
Skuadra kampione në fuqi, Feronikeli, e ka nisur edicionin e ri në VALA Superligë me humbje. Ka qenë Besa, skuadra që ka rrëmbyer tri pikë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke e mposhtur Feronikelin, me rezultat 2:1. Feronikeli kaloi i pari në epërsi me golin e Behar Maliqit në minutën e 59’, i cili shënoi nga penalltia, por mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të përmbysin rezultatin. Fillimisht barazuan në minutën e 65-të me golin e Xhevdet Shabanit. Ndërkohë i njëjti futbollist në minutën e 76’ shënoi golin e dytë dhe të fitores.
Në ndeshjen tjetër Drenica ka mposhtur Lirinë me rezultat 2:1, me dy gola të shënuar nga Granit Arifaj, ndërsa golin e vetëm për Lirinë e shënoi Burim Sadiku.