21 nëntor, 2023 – Ish-gjyqtari i njohur kosovar, Besfort Kasumi, tani në cilësi të vëzhguesit të gjyqtarëve është deleguar nga UEFA në ndeshjen kualifikuese për Euro 2025 të grupmoshës U21, ndërmjet Turqisë dhe Norvegjisë, e cila po zhvillohet në Alanya. Kësisoj, krahas gjyqtarëve kosovarë të cilët në vazhdimësi po delegohen në ndeshjet ndërkombëtare nga UEFA, edhe në segmente tjera përfaqësuesit e futbollit kosovar po vazhdojnë të dëshmojnë profesionalizmin e tyre.