15 tetor, 2023 – Besfort Kasumi është deleguar nga UEFA në cilësinë e vëzhguesit të gjyqtarëve në turneun kualifikues të Grupit 3 për Kampionatin Evropian për grupmoshën 17-vjeç që zhvillohet në Lihtenshtajn, e ku marrin pjesë edhe Gjermania, si kampione evropiane e kësaj grupmoshe, Ukraina dhe Finlanda. Kësisoj, Kasumi bëhet vëzhguesi i parë nga Kosova që delegohet nga UEFA në evente të tilla.