logo ffk 250x250Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e  Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e rregullt mbajtur më datë 17.09.2013 dhe 19.07.2013  shqyrtoi  procedurat e iniciuara nga ana e Komisarëve  të Garave pas përfundimit të ndeshjeve  të zhvilluara me date 13-14-15.09.2013 dhe për të njëjtat, duke iu referuar raporteve të zyrtarëve – konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjell këto:
V  E  N  D  I  M  E  
 
SEAD  MIFTARI ; lojtar i klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina me numër të librezës 1/747 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës më numër  15, për ndëshkim me karton të kuq ( start i palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; V-të , të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Drita – Prishtina e zhvilluar më datë 15.09.2013 në Gjilan ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalesë lojë për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
FATLUM  HAJDARI ; lojtar i klubit të futbollit “ Rilindja “ nga Prishtina me numër të librezës  02662 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7, për ndëshkim me karton të kuq ( manifestim i sjelljeve jo të mira ndaj gjyqtarit kryesor dhe asistentëve ) në ndeshjen e javës së ; IV –të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Rilindja – Ramiz  Sadiku e zhvilluar më datë 14.09.20113 në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve );
PEZULLOHET
pa të drejtë lojë për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ) Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Fatlum Hajdari  deri më datë 23.09.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF “ LEPENCI “ nga Kaçaniku për lëshime të evidentuara në fund të ndeshjes së javës së ; IV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Lepenci – KEK-u e zhvilluar në Kaçanik (me ç’rast pas përfundimit të ndeshjes udhëheqësi i grupit të tifozëve “ Fikshat “ me emrin Jeton Matluma grushton gjyqtarin kryesor të këtij takimi Mervan Bejtullahu nga Gjilani ( Raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;
DENOHET ;
me ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e shikuesve, ndeshje të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika  2.
BARDHYL  BURNIKU ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Lepenci “ nga Kaçaniku i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës më numër  122, për manifestim të  sjelljeve  banale drejtuar gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu në ndeshjen e javës së ; IV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Lepenci – KEK-u e zhvilluar në Kaçanik ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET ;
Me të holla në shumë prej ; 250 euro (dyqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores disiplinore neni  39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 2.
Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar ; 15 ditë , nga dita e sjelljes së këtij vendimi ( neni 11 )
BURHAN  DEMA ; lojtar i klubit të futbollit “ Lepenci “ nga Kaçaniku me numër të librezës  1/1634 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 4, për manifestim të  sjelljeve  banale  dhe kërcënimeve drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes së javës së ; IV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Lepepnci – KEK-u (raportet e zyrtarëve)
DENOHET ;
me shqiptimin e masës disiplinore ; QORTIM , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  2.
BESMIR  XHIKA ; lojtar i klubit të futbollit “ Lepenci “ nga Kaçaniku me numër të librezës  306/8 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, 8për sjellje jo korrekte – fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor në ndeshjen e javës së ; IV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Lepenci – KEK-u ( raportet e zyrtarëve  )
DENOHET ;
me  shqiptimin e masës disiplinore ; QORTIM, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1  pika 2.
SHEMSEDIN  ABAZII ; zyrtar i klubit të futbollit  “ Lepenci “ nga Kaçaniku “ për manifestim të sjelljeve josportive  ( fyerje dhe sharje drejtuar zyrtarëve të ndeshjes dhe organeve të FFK_së ) pas përfundimit të ndeshjes së javës së  IV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Lepenci – KEK-u e zhvilluar në Kaçanik ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funksioneve  zyrtare në klub në kohëzgjatje  për; 2 ( dy ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të  organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe funksioneve tjera në kuadër të FFK-së, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  4.
KF “ DUKAGJINI “ nga Klina , për dështime  të evidentuara në organizimin e ndeshjes së javës së ; IV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Dukagjini – Istogu e zhvilluar në  Klinë (me ç’rast  tentohet që të sulmohet treshja e gjyqtarëve gjatë rrugës për në zhveshtore )  – raport i zyrtarëve
DENOHET ;
me  të holla në shumë prej ; 500 euro (pesëqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( neni 11 )
RAMUSH  AGUSHI ; drejtor i klubit të futbollit “ Dukagjini “ nga Klina, për kërcënime drejtuar lojtarëve të klubit të futbollit “ Istogu “ nga Istogu dhe zyrtarëve  ( gjyqtarëve dhe delegatit ) në ndeshjen e javës së ; IV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Dukagjini – Istogu e zhvilluar me date 15.09.2013 në Istog ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET ;
Me të holla në shumë prej ; 250 euro ( dyqind e pesëdhjetë euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.
Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar 15 dittë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( nen 11 )
MARK  MILICAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Istogu “ nga Istogu me numër të librezës ; 7383 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër. 11  për manifestim të sjelljeve jo sportive drejtuar publikes në  tribuna ( pasi që më pare ishte goditur me një shishe ë ujit – plastikes ) – raport i zyrtarëve të ndeshjës
DENOHET ;
me shqiptimin e masës disiplinore ; QORTIM në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
VISAR  HAXHIJA ; lojtar i klubit të futbollit “ Dukagjini nga Klina me numër të librezës  7036 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, për tentim të sulmimi në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së IV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Dukagjini – Istogu e zhvilluar në Klinë me date 15.09.2013 ( raportet e zyrtarëve  );
DENOHET ;
me shqiptimin e masës disiplinore: QORTIM në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
EDMOND  ZALLAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Dukagjini “ nga Klina me numër të li8brezës  11035 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 22, për tentim sulmi në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së ; IV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Dukagjini – Istogu e zhvilluar në Klinë me date 15.09.2013 ( raportet e zyrtarëve ) ;
DENOHET ;
me shqiptimin e masës disiplinore; QORTIM në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
KF “ LIRIA “ nga Prizreni , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; IV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Liria – Gjilani e zhvilluar në Therandë, ku pas përfundimit të ndeshjes zyrtaret e këtij klubi  tentojnë që t’i sulmojnë gjyqtaret e takimit ( raport i vëzhguesit të takimit Isak Ejupi)
DENOHET ;
Me të holla në shumë prej ; 500 euro ( pesëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi  1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2
afati i pagesës  së  dënimit t` shqiptuar 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( neni 11 )
MASAR  SHALA ; kryetar i klubit të futbollit “ Liria “ nga Prizreni për kërcënime drejtuar treshes së gjyqtarëve të takimit: Liria – Gjilani  pas përfundimit të ndeshjes  së javës së ; IV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Liria – Gjilani e zhvilluar në Therandë ( raportet e zyrtarëve të takimit )
DENOHET ;
Me të holla në shumë prej ; 250 euro (dyqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10  paragrafi 2. Afti i pagesë së dënimit të shqiptuar ; 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi. ( neni 11 )
BEKIM  BAKAJ ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ Liria “ nga Prizreni, për largim nga bankina e rezervistëve nga ana e gjyqtarit kryesor, për sjellje jo sportive (sharje dhe fyerje drejtuar treshes së gjyqtarëve – kërcënime); në ndeshjen e javës  së IV-të të Ligës së parë të Kosovës  në futboll ; Liria – Gjilani  e zhvilluar në Therandë  ( raportet e zyrtarëve ).
DENOHET ;
Me të holla në shumë prej ; 250  euro (dyqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.
Afati  pagesës së dënimit të shqiptuar  15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( neni 11 )
KF “ ULPIANA “ nga Lipjani për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; IV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Ulpiana – Llapi  e zhvilluar në Lipjan , ku pas përfundimit të ndeshjes  tentohet që të sulmohen gjyqtaret e takimit ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET ;
Me të holla  në shumë prej ; 500  euro ( pesëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendim ( neni 11 )
BESIM  RRUSTEMI ; zyrtar i klubit të futbollit “ Ulpiana “ nga Lipjani,. Për sjellje jo sportive  drejtuar ndaj gjyqtarëve të ndeshjes së javës së IV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : Ulpiana – Llapi  ( kërcënime , fyerje dhe sharje ) raport i zyrtarëve ;
DENOHET ;
Me të holla në shumë prej 250 euro ( dyqind e pesëdhjetë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni  39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati  i pagesës së dënimit të shqiptuar ; 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( neni 11 )
ALMIR  SMAJLI ; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovicë me numër të librezës  53/M dhe i licencuar në Federatën e Futbollit te Kosovës me numër 10, për ndëshkim me karton të kuq  ( grushtim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; IV-të  të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Ramiz Sadiku – Trepça 89 e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET ;
Me ndalesë loje për  4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3
SHPETIM  RAMA ; lojtar i klubit të futbollit “ Ramiz Sadiku  “ nga Prishtina me numër të librezës  557/PR dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, për ndëshkim me karton të kuq ( shkelmim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; IV-të të Superligës së Kosovës për kategorinë e juniorëve ; Ramiz Sadiku – Trepça 89 , e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve  )’
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ARDIAN  ISMAILI ; lojtar i klubit të futbollit “ 2 Korriku “ nga Prishtina me numër të librezës  635/PR dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës më numër 25, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së  ; II-të të Superligës për kategorinë e juniorëve  Llapi – 2 Korriku e zhvilluar në Podujevë  ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore \neni 38 paragrafi 3
ENIS  KADRIU ; lojtar i klubit të futbollit  “ Galaksia “ nga Gjilani me numër të librezës  656/GJ dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14 , për ndëshkim me karton të kuq ( grushtim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; II-të të  Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve  ; Galaksia – Tefik  Çanga e zhvilluar në  Gjilan ( raportet e zyrtarëve ) ;
DENOHET ;
E ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
BEDRI  BEHRAMI ; lojtar i klubit të futbollit “ Tefik  Çanga” nga Ferizaj, me numër të librezës  10064 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtim i lojtarit kundërshtar )në neshjen e javës së ; II-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Galaksia – Tefik Çanga e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET;
Me ndalesë  loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
JETON  DUSHI ; lojtar i klubit të futbollit “ Gjakova “ nga Gjakova me numër të librezës  41/GJK dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10
Për ndëshkim me karton të kuq (  sulm fizik në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së  ; II-të të Ligës së parë  të  Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve KEK_u – GJAKOVA  e zhvilluar në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë loje për 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana. E  Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disciplinore neni 38 paragrafi 3.
LAVDRIM  FERATI ; lojtar i klubit të futbollit “ Artakolli “ nga Artakolli i Vushtrrisë me numër të librezës  1254 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10 , për ndëshkim me karton të kuq (  goditje me kokë e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së  ; II-të të Ligës së dytë  për kategorinë e seniorëve ; Artakolli – Minatori e zhvilluar në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me  ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare  sipas  radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
FC “ LIBURNI “  ( Futsall ) nga Gjakova në procedure të hapur disiplinore , për lëshime të theksuara në organizimin e ndeshjes së  tretë të  “play-off”-it të Superligës së Kosovës në futsall ; Liburni – Feniks  e zhvilluar në Pejë  ( krijimi i trazirave në terren, hedhje e gjësendëve të forta, tentim sulmimi nga ana e publikut ndaj personave zyrtar dhe futbollistëve, si dhe pengimi i organizimit të ceremonisë në ndarjen e mirënjohjeve ( raportet e zyrtarëve nga  ndeshja );
DENOHET ;
Me  ; 2 (dy) ndeshje zyrtare mos zhvillim  në fushën e vet sipas radhës në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika  3.
KËSHILLA  JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve ) nga data e publikimit në Buletinin  Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës  date 17.09.2013, respektivisht nga data e pranimit të vendimit, por ankesa e ushtruar  nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 19.09.2013                                             Kryetari; DUKAGJIN  ZEFI  d.v.