5 tetor, 2016 – Sot pasdite para ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, u mbajt stërvitja e fundit dhe pas seancës stërvitore u mbajt edhe konferenca për gazetarë e Përfaqësueses së Kosovës në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Atmosfera në ekipin tonë është jashtëzakonisht e mirë dhe entuziaste. Ndërkaq, në konferencën për shtyp përzgjedhësi Albert Bunjaki theksoi se do të jetë një ndeshje e mirë dhe interesante. “Jemi maksimalisht të përgatitur dhe qëndrojmë mirë në çdo aspekt. E dimë se edhe përkrahja e tifozëve do të jetë e madhe”, ka thënë Bunjaki. Ndërsa, kapiteni i Përfaqësueses Samir Ujkani i pyetur se çka pret nga kjo ndeshje ka thënë se jemi përgatitur mirë dhe do të jetë një ndeshje e mirë dhe adhuruesit që do të jenë të pranishëm ne stadium do të jenë një mbështetje e madhe dhe unë besoj në një rezultat të mirë. Optimist për një rezultat pozitiv është shprehur edhe Hekuran Kryeziu duke thënë se përzgjedhësi do të dijë mirë ta komponojë ekipin.