Foto-130 gusht, 2016 – Sot në hotel “Emerald” u mbajt konferencë me gazetarë në prag të ndeshjes së parë eliminatore të Përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin botëror “Rusia 2018”. Fillimisht gazetarët i përshëndeti kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, i cili  theksoi se kjo është një ditë që kemi pritur gjatë për neve dhe për gjithë ata para neve. Një ditë historike sepse po fillojmë ndeshjet eliminatore për Kampionatin botëror ‘Rusia 2018’. Meqenëse janë ndeshjet e para me lejoni që në emrin tim dhe KE  t’i dëshirojmë shumë suksese Kombëtares së Shqipërisë dhe lojtarëve të saj dhe lojtarëve tjerë shqiptarë që luajnë nëpër Kombëtaret tjera dhe u dëshirojë sukses. Ndërsa më së shumti u urojë lojtarëve tanë që kanë një barrë të jashtëzakonshme dhe një përgjegjësi që të na prezantojnë sa më mirë në këtë fillim të ndeshjeve eliminatore për Kampionatin botëror. Uroj të gjithë ata lojtarë që do ta fitojnë të drejtën për të luajtur, bashkë me shtabin teknik që ta na prezantojnë denjësisht duke mos harruar as mediat që së bashku me ne më shumë se 20 vite që ishit të durueshëm dhe pritëm këtë ditë. Në vijim fjalën e mori përzgjedhësi Albert Bunajki, i cili në fillim u kërkojë falje dhe i falënderojë për mirëkuptim gazetarët sepse siç tha kemi pasur shumë punë dhe nuk kemi arritur të jemi të hapur ndaj jush, jo pse nuk kemi dashur, por pse kishim shumë angazhime. Me duhet t’u them se kemi dy lista të lojtarëve aktualisht.  E para, ku janë të gjithë ata që   janë të gatshëm në të gjitha aspektet dhe ata që janë në pritje të dokumentacionit përkatës dhe vendimit të FIFA-s. Por sidoqoftë ne kemi bërë përgatitjet për këtë ndeshje dhe për këtë qëllim do të kemi grumbullimin e lojtarëve në  Qendrën kombëtare sportive të Finlandës larg mediave dhe vizitorëve që të punojmë në qetësi deri më 4 shtator atëherë, kur do të bartemi në Turku dhe stërvitjen e parë aty do të jemi të hapur për  të gjithë. E kemi analizuar dhe Kombëtaren e Finlandës dhe dimë që kemi një kundërshtarë të fortë, por jo të pamposhtur. Kemi një grup të mirë që besoj se do t’ia dalim. Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës Samir Ujkani, ka theksuar se jemi një ekip i mirë dhe do të punojmë për rezultat pozitiv. Ndërkaq, futbollisti Valon Berisha, i cili e la Kombëtaren e Norvegjisë, për t’iu bashkuar Kosovës, me emocione tha se nuk ishte aspak e lehtë sepse Norvegjia me rriti, por më shumë me tërhoqi Kosova këtu ku i kemi rrënjët dhe duke parë ekipin dhe planet e përzgjedhësit Bunjaki, unë shumë besoj se do të kemi suksese, por që  duhet pasur durim sepse jemi vetëm në fillim dhe Kosova do të ketë një përfaqësuese jashtëzakonisht të fortë. Finlanda është një rival i fortë dhe e respektojmë por edhe në kemi ekipin e mirë. Sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu ka dhënë disa sqarime rreth futbollistëve të cilët luajnë në kombëtaret në shtete tjera dhe për këtë FFK-ja me kohë ka bërë kërkesa në FIFA që të kemi një përgjigje. Mu për këtë është Komisioni i cili sqaron nga rasti në rast sipas kërkesave të vet lojtarëve nëse ata dëshirojnë të i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës. Prandaj duhet ikur keqkuptimeve në media se FIFA ua ka ndaluar dikujt të mos jetë pjesë e Kosovës, sepse nëse nuk ka kërkesë nuk ka asnjë vendim që ndalon një gjë të tillë.
 
 
Lista e futbollistëve
Futbollistët që janë të gatshëm

  1. Granit Kolshi
  2. Flamur Neziri
  3. Fanol Përdedaj
  4. Leart Paqarada
  5. Avni Pepa
  6. Alban Pnishi
  7. Bajram Jashanica
  8. Ardrian Ismajli
  9. Benjamin Kololli
  10. Eroll Zejnullahu
  11. Hekuran Kryeziu
  12. Bernard Berisha
  13. Besar Halimi
  14. Bersant Celina
  15. Valmir Sulejmani

 
Futbollistët që janë në pritje nga momenti në moment

  1. Samir Ujkani
  2. Amir Rrahmani
  3. Enis Alushi
  4. Alban Meha
  5. Milot Rashica
  6. Herolind Shala
  7. Albert Bunjaku
  8. Vedat Muriqi
  9. Valon Berisha
  10. Sinan BytyqiFoto-2