1 shtator, 2017 – Në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, Kombëtarja A e Kosovës sot mbajti stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Kombëtares së Kroacisë, ku siç e tha edhe në konferencën për media përzgjedhësi Albert Bunjaku, se ka disa dilema për pozicione të ndryshme, ndaj kjo do t’i shërbejë për të hequr ato. Përzgjedhësi Bunjaku tha se megjithëse Kroacia llogaritet favorite ne do të mundohemi ta befasojmë. Atmosefera brenda ekipit kombëtar është mjaft e mirë dhe ndonëse e llogarisim si favorite, të gjithë ndajnë medimin se si ta ndalin dhe ta befasojnë. Strëvitjet i ndoqën edhe presidenti i FFK-së Fadil Vokrri, anëtari i KE Bakir Burri dhe zv.sekretari i sekretarit të përgjithshëm Aranit Ahmeti.