Përzgjedhësi i e Kosovës, Albert Bunjaku, pas ndeshjes kundër Finlandës, ka theksuar se kjo është një humbje që dhemb. “Mendoj se barazimi do të ishte një epilog real, gjë që e tha edhe kolegu im nga Finlanda. Kemi pasur një rrugëtim të vështirë. Patëm një lojë të mirë. U përpoqëm të balancojmë lojën dhe bëmë disa ndryshime. Asgjë më shumë nuk kisha dashur në botë se t’i dhuronim Kosovës një fitore. Patëm lojën me Kroacinë shumë të vështirë dhe nuk patëm kohë as për stërvije dhe është e vështirë të zhvillohen dy ndeshje brenda dy ditëve për një kombëtare siç është e jona”, ka theksuar Bunjaku.
Ndërkaq, në konferencën për media pas ndeshjes, përzgjedhësi i Finlandës, Markku Kanreva, theksoi se në çdo ndeshje nisemi për fitore. “Kosova tregoi lojë të mirë dhe mund të them se Kombëtarja e Kosovës ka një të ardhme të mirë”.