28 gusht, 2017 – Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, sot, në hotel ‘Emerald’ ka mbajtur konferencë për media në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2018 kundër Kroacisë, më 2 shtator në Zagreb dhe kundër Finlandës, më 5 shtator në Shkodër. Me këtë rast përzgjedhësi Bunjaku ka publikuar listën prej 22 lojtarëve të cilët i ka ftuar për këto dy sfida. Risi e listës së Bunjakut është futbollisti i ri, Arlind Dallku, i cili luan në kampionatin ukrainas me skuadrën, Vorskla Poltava. Për herë të parë në kombëtare është ftuar Ardin Dallku, vëllau i ish-futbollistit të kombëtares së Shqipërisë, Armend Dallku, ndërkaq janë rikthyer pas shumë kohësh Besar Halimi, Bajram Jashanica e Erton Fejzullahu, si dhe Leart Paqarada, i cili ka munguar në ndeshjet e fundit. Ndërkohë, kësaj radhe në listën e përzgjedhësit Bunjaku nuk janë përfshirë Herolind Shala, Alban Pnishi, Fidan Aliti, Fanol Perdedaj dhe Avni Pepa. Bunjaku ka thënë se ka telashe për të grumbulluar futbollistët, ngase shumica e tyre nuk po gjejnë hapësira në skuadrat e tyre. Ai ka thënë se sfida me Kroacinë do të jetë shumë e vështirë, por skuadra e tij do të mundohet të japë më të mirën nga kjo sfidë, e cila zhvillohet në stadiumin “Maksimir” në Zagreb.
Emërorja e futbollistëve
Portierë
1. Samir Ujkani (UC”Cromonese”)
2. Adis Nurkoviç (KF”Flamurtari”)
3. Bledar Hajdini (KF”Trepça 89″)
Mbrojtës
4. Amir Rrahmani (GNK”Dinamo Z”)
5. Bajram Jashanica (KS”Skënderbeu”)
6. Mergim Vojvoda (Mouscron)
7. Ardin Dallku (FC Vorska Potlava”)
8. Benjamin Kololli (FC”Lausiane”)
9. Leart Paçarada (SV”Sandhausen”)
10. Lirim Kastrati (AS”Roma”)
Mesfushorë
11. Enis Alushi (LFC”Nunberg”)
12. Hekuran Kryeziu (FC”Luzern”)
13. Besar Musolli (KF”Kukësi”)
14. Bernard Berisha (FC”Akhamat”)
15. Besar Halimi (Brondby IF”)
16. Valon Berisha (Salzburg)
17. Arbër Zeneli ( Hereenven)
18. Donis Avdijaj (Shcalke 04)
19. Milot Rashica (SSV”Vittese”)
Sulmues
20. Erton Fejzullahu (Kalmar FF)
21. Atdhe Nuhiu (Sheflied Wendesday)
22. Vedat Nuriqi(Gençlerbirligi SK)