2 tetor, 2020 – Komisioni i Garave ka caktuar orarin e ndeshjeve të mbetura të Superligës. Kësisoj, ndeshja e mbetur e javës së parë, Drita – Llapi, do të zhvillohet të shtunën (më 10 tetor), derisa ndeshja e javës së dytë Drita – Trepça’89, do të zhvillohet të mërkurën (më 14 tetor). Ndërkohë, për terminin e ndeshjes së mbetur të javës së 3-të, Prishtina – Drita, KG do të vendosë më vonë.