Baku, 6 shtator – Në konferencën për media, të fundit para ndeshjes së nesërme kundër Azerbajxhanit, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka vlerësuar si të vështirë duelin me Azerbajxhanin, por ka ritheksuar se Kosova është duke u rritur. “Azerbajxhani është një skuadër e fortë dhe është e ranguar më lartë në renditjen e FIFA-s, ndërsa Kosova ka një ekip të ri me lojtarë të rinj por që po rritet çdo ditë e më shumë. Më nuk ka ekipe të lehta. Ne do të jemi në fushë për ta bërë gjen më të mirë të mundshme”, ka theksuar Challandes. Gazetarët e pyetën përzgjedhësin edhe për mungesën e Valon Berishës si dhe të Besar Halimit, ndërsa Challandes për Valonin tha se po vuan lëndimin, ndërsa Besari do të na bashkëngjitët në ndeshjen tjetër. “Favoritë absolut nuk ka dhe secili ekip dëshiron të kualifikohet e pse jo edhe ne”, ka shtuar tutje Challandes.