Vokrri priti trajnerin e mirënjohur Klaus Toppmöller
Sot më 25 shtator kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri, ka pritur trajnerin e mirënjohur gjerman Klaus Toppmöller. Duke i dëshiruar mirëseardhje mysafirit nga Gjermania, kryetari Vokrri theksoi se kjo vizitë është e mirëseardhur në prag të ndeshjes që nesër do të zhvillohet ndërmjet yjve…
Trepça’89 e Besa fituan në shtëpi, pa fitues në Skenderaj
Trepça’89 është rikthyer te fitorja. “Minatorët”, të dielën, para tifozëve të vet, në kuadër të javës së 6-të në Raiffesen Superligë e kanë mposhtur Dritën, me rezultat bindës, 3:0. Skuadra e drejtuar nga Rafet Prekazi e fitoi me lehtësi këtë ndeshje, pasi dilemën e fitores…
Më 26 shtator, ndeshja e veteranëve, Kosova-Gjermania
Ish-yjet e futbollit gjerman ndër vite si Jens Nowotny, Olaf Marschall, Mario Basler etj. do të zbarkojnë në Prishtinë më 26 shtator, ku në stadiumin e kryeqytetit do të vihen përballë ish-yjeve të futbollit kosovar në një ndeshje miqësore. “Në këtë ndeshje do të vijnë…
Salihu: Dikujt po i pengojnë sukseset tona
Sot më 18 shtator sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu mbajti një konferencë me gazetarë. Duke i përshëndetur në emër të FFK-së gazetarët e pranishëm sekretari Salihu, theksoi nevojën e bashkëpunimit të mirëfilltë të mediave dhe FFK-së. Në vazhdim z. Salihu i njohu…
Flamurtari-Prishtina, shënoi 23 vjetorin e rrugëtimit të pavarur të futbollit të Kosovës
Sot më 15 shtator, fusha e futbollit e KF”Flamurtari” ishte shndërruar më shumë se sa një fushë futbolli. Ishte një arenë e rikujtimeve dhe kthimit të mbamendjes 23 vite më parë pikërisht më 13 shtator 1991, kur edhe nisi rrugëtimi i pavarur i futbollit të…
Llamkosi e mposhti Prishtinën, Vëllaznimi bindës ndaj Besës
Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit të javës së 5-të në Raiffeisen Superligë. Llamkos Kosova realizoi fitore në sfidën kundër Prishtinës, me rezultat 1:0. Golin e fitores për vushtrriasit e shënoi Bashkim Shala, në minutën e 27-të me një gjuajtje nga distanca. Pas kësaj…
Kosova shijoi fitoren e parë nën ombrellën e FIFA-s
Përfaqësuesja e Kosovës ka realizuar fitoren e parë në ndeshjet ndërkombëtare pas lejimit të FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve miqësore. Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit, të dielën, në kryeqytet në praninë e rreth 11 shikuesve e kanë mposhtur Omanin, me rezultat 1:0. Kësisoj futbollistët kosovarë…
Përvoja në anën e Omanit, motivi në anën e Kosovës
Sot më 6 shtator në hotel “Sirius”, u mbajt konferencë për media para ndeshjes miqësore ndërkombëtare Kosova-Omani, ku morën pjesë përzgjedhësi i Omanit z. Paul Le Guen dhe kapiteni Ali Alhbasi si dhe përzgjedhësi i Kosovës z. Albert Bunajki dhe kapiteni Anel Rashkaj. I pranishëm…